Sulmi në Kabul, reagojnë talebanët: I kishim paralajmëruar amerikanët për grupet terroriste

Zëdhënësi i talebanëve ka reaguar për herë të parë pas dy sulmeve terroriste dhe shpërthimin kamikaz në aeroportin e Kabulit. Zabiullah Mujahid, zëdhënësi i talebanëve ka thënë se kljo ishte e planifikuar .

Sipas një reporteri të “The guardian” i cili u është shprehur se një nga gazetar nga Kabuli i dërgoi një deklaratë të përkthyer nga zëdhënësi i talebanëve, Zabiullah Mujahid duke thënë se talebanët kishin paralajmëruar amerikanët për sulme të mundshme nga grupet terroriste si ISIS.

“Talebanët janë të përkushtuar ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe nuk do të lejojnë që terroristët të përdorin Afganistanin si bazë për operacionet e tyre. Talebanët kanë paralajmëruar trupat amerikane për grupe të mundshme terroriste si ISIS”, tha Mujahid. Në mesin e viktimave ka edhe amerikanë, ka konfirmuar sekretari i shtypit të Pentagonit, John Kirby.

Po ashtu Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s Jens Stoltenberg ka dënuar shpërthimet vdekjeprurëse në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai të Kabulit si një sulm të tmerrshëm terrorist që kishte në shënjestër njerëz të dëshpëruar që përpiqeshin të largoheshin nga vendi dhe përpjekjet e aleancës për t’i evakuuar ata nga Afganistani.

“Unë dënoj me forcë sulmin e tmerrshëm terrorist jashtë aeroportit të Kabulit. Mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit dhe të dashurit e tyre. Prioriteti ynë mbetet të evakuojmë sa më shumë njerëz në të sigurt sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan Stoltenberg.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement