Shpërthimi në Kabul, SHBA iu bën thirrje qytetarëve të saj: Shmangni udhëtimet drejt aeroportit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kabul ka paralajmëruar qytetarët e saj që të largohen menjëherë në qoftë se ja në portat e aeroportit. Një  shpërthim i fuqishëm ndodhi në portën Abbey si pasojë e një sulmi kamikaze të paralajmëruar orë më përpara.

Situata në aeroportin e Kabulit është më kritike se kurrë dhe SHBA nëpërmjet ambasadës në Kabul i kërkon qytetarëve që të shmangin çdo udhëtim drejt këtij destinacioni deri në njoftim të dytë. Ambasada iu bën thirrje qytetarëve që janë në Abbey Gate, East Gate ose North Gate tani duhet të largohen menjëherë.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA në Kabul

Ngjarja: Shpërthimi në portën e abesë të aeroportit të KABUL –it. Ka pasur një shpërthim të madh në aeroport dhe raportohet për të shtëna me armë. Qytetarët amerikanë duhet të shmangin udhëtimet në aeroport dhe të shmangin portat e aeroportit në këtë kohë. Qytetarët amerikanë që janë në Abbey Gate, East Gate ose North Gate tani duhet të largohen menjëherë.

Kujtojmë se një shpërthim i madh ka ndodhur jashtë aeroportit të Kabulit në Afganistan, ndërsa transporti ajror i mijëra njerëzve, i udhëhequr nga SHBA vazhdoi brenda kompleksit. Deri tani dyshohet për të paktën 13 viktima, mes tyre gra edhe fëmijë, megjithatë nuk dihet ende një numër i saktë

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement