Shiu fik zjarret në veri, shuhen vatrat në Kukës, Tropojë e Has

Reshjet e shiut kanë arritur te fikin zjarret në Kukës. Siç njofton Mbrojtja Civile, vatra e zjarrit në Majën e Zezë nuk ka asnjë shenjë dhe asnjë gjurmë tymi.

Situatë e qetë paraqitet edhe në Tropojë dhe Has. Vatrat e zjarrit në qarkun e Kukësit ishin aktive prej gati dy javësh dhe kanë djegur sipërfaqe të konsiderueshme.

Nën kontroll raportohet edhe zjarri në Dukat të Vlorës. Një helikopter u angazhua ditën e djeshme për të shuar vatrën pranë bazës së Pashalimanit por që nuk e kërcënonte atë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement