Rritja e numrit të infektimeve me Covid-19, në listën e BE edhe Kosova

Rritja e rasteve të reja të infektuara me koronavirus në Kosovë po bëhet gjithnjë e më shumë problematike duke shkaktuar kështu panik dhe frikë tek qytetarët por edhe tek shtetet e tjera. Shtimi i numrit ditë pas dite rrezikon në përhapjen e varianteve të reja të Covid-19. Masat kufizuese të vendosura siç duket nuk po japin aspak rezultat duke arritur kështu shifra alarmante.

Por kjo situatë ka ngjallur dhe reagimin e BE-së duke e vendosur Kosovën në ‘listën e zezë’, dhe cilësuar si vend jo të sigurt, përsa i përket pandemisë së koronavirusit.

Maqedonia e Veriut dhe Kosova rrezikojnë të hiqen së shpejti nga lista e të ashtuquajturave shtete të sigurta, sa i përket pandemisë së koronavirusit.

Sipas mediave maqedonase, Sllovenia, si vend kryesues i Bashkimit Evropian, ka përpiluar një listë të re të vendeve, në të cilat duhet të kthehen masat kufizuese sa i takon lëvizjes në BE, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

Shtetet anëtare të BE-së do të votojnë në ditët në vijim për miratimin e listës së përditësuar. Përveç Maqedonisë, mësohet se BE-ja ka përfshirë në listën e vendeve të pasigurta edhe Malin e Zi, Izraelin, Shtetet e Bashkuara dhe Libanin.

Sipas parimeve të BE-së, nga vendet që nuk janë në listën e ‘vendeve të sigurta’ nuk lejohet hyrja në BE, pos në rastet kur udhëtimet janë të domosdoshme. Po ashtu kufizimet nuk vlejnë për ata që në territorin e ndonjë vendi të Bashkimit Evropian kanë vendbanim ose udhëtojnë zyrtarisht.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut dhe veccanësisht Kosova po arrijnë shifra rekord të infektimeve të reja me Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement