“Nuk ka dua, s’dua”/ Rama paralajmëron vaksinim të detyrueshëm për studentët

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar vaksinim të detyrueshëm për studentët dhe pedagogët. Sipas Ramës, duke parë rritjen e infektimeve për shkak të variantit “Delta” të koronavirusit, mund të ketë në vijim vaksinim të detyrueshëm për studentët dhe personat që futen në auditorë.

Rama ka thënë se do bazohen edhe me veprimet që po ndërmarrin shtet të ndryshme të botës lidhur me vaksinimin. Po ashtu Rama paralajmëroi se edhe pedagogët do e kenë të detyruara vaksinimin.

“Bëhet fjalë për të kufizuar këtë dritare kohe. E dyta është me rëndësi dhe duhet të komunikojmë me rektoratin mund të vijë momentin duke pas parasysh se çfarë po ndodh dhe rritjen e numrave. Duke pasur parasysh variantin e ri Delta. Mund të vijë momenti që studentët, që hyjnë në auditorë të jetë i detyrueshëm. Duhet të aplikohet vijimësisht që në mënyrë që nëse vjen momenti të mos ketë dua apo nuk dua. Sepse të gjithë ata është përgjegjësi. Së të tjerët nuk mund ti marrin në qafë.”

Më tej vijoi:

“Nuk mund të kemi një përshkallëzim dhe pastaj të shkojmë në masa që nuk mund të kthehen kurrë në Shqipëri. Edhe për pedagogët duhet bërë e njëjta gjë. Studentët dhe pedagogët që hyjnë në auditore kanë përgjegjësi. Vaksina bën që ta kalosh më lehtë. Askush nuk ia ka borxh dikujt të shkojnë në spital sepse dikush thotë nuk dua.”

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement