Një romancë e re? Eros Grezda komenton në foton e modeles spanjolle

Pas ndarjes nga modelja Oriola Marashi, Eros Grezda është aluduar se është në lidhje me modelen spanjolle Nicole Bohorquez.
Futbollisti shqiptar i ka komentuar bukuroshes e kjo e fundit i ka kthyer komentin. Prej këtij fakti kanë nisur aludimet se mes dyshes mund të ketë diçka.
Në njërën prej fotografive të saja, futbollisti i klubit hungarez, Zalaegerszegi, e ka shkruar simbolet e zjarrit dhe zemrës. Ndërsa në një postim tjetër i ka komentuar në spanjisht “sa e bukur”.
Ndërkaq, bukuroshja ia ka kthyer komentin në të dyja rastet, në njërin prej të cilëve ka shkruar ‘Bebe’ që i referohet një personi të afërt.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement