Meta reagon për aksidentin në Qafë-Muzinë: Policia të marrë masa për parandalimin e ngjarjeve kaq të rënda

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për aksidentin e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Qafën e Muzinës. Meta ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tij me familjarët e viktimave.

Presidenti u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me shumë kujdes në mënyrë që tragjedi të tilla të shmangen në të ardhmen. Meta i ka bërë gjithashtu thirrje Policisë Rrugore dhe strukturave përgjegjëse, që të marrin masa për parandalimin e aksidenteve kaq të rënda.

Reagimi i plotë:

Thellësisht i pikëlluar për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Qafë-Muzinë.

Ndaj dhembjen e thellë dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe të gjithë solidaritetin familjarëve të tyre!

Të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë dhe i përgëzoj autoritetet shëndetësore për kujdesin dhe ndihmën që po u japin në këto momente të vështira!

Një apel të fortë u bëj të gjithë qytetarëve për të udhëtuar me shumë kujdes dhe dëshmuar përgjegjshmëri të lartë në drejtimin e automjeteve, në mënyrë që të tilla tragjedi tronditëse të shmangen në të ardhmen.

E nxis Policinë Rrugore dhe çdo strukturë tjetër përgjegjëse, që në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik, të marrin çdo masë efektive për parandalimin e aksidenteve kaq të rënda, që fatkeqësisht po bëhen kaq të shpeshta në rrugët e Shqipërisë.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement