Leopardi sulmon modelen në Gjermani, e kafshon në gjoks, vesh dhe kokë (FOTO)

Një modele 36-vjeçare është sulmuar nga një leopard gjatë një fotosesioni që shkoi keq, në Gjermaninë lindore.

Gruaja, e përshkruar “si një dashnore e kafshëve si dhe një modele” pësoi dëmtime serioze në kokë brenda një rrethimi që është shtëpia e dy leopardëve, Troy dhe Paris.

Policia tha se ajo u dërgua në spital të martën me plagë të rënda.

Tabloidi gjerman Bild e identifikoi modelen si Jessica Leidolph, ndërsa shkruan se leopardi “vazhdonte ta kafshonte, në gjoks, në vesh, dhe më pas edhe në kokë”.

Është e paqartë se për çfarë po filmohej dhe kush e kishte organizuar xhirimin.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement