“Instagrami, vrasësi më i madh”, aktori i njohur e krahason platformën me cigaren

Aktori i njohur, Jonah Hill e ka përshkruar “Instagramin” si “vrasësin më të madh” të gjeneratës së sotme.
Gjatë një interviste për GQ Style, ai nuk nguroi ta krahasojë platformën me cigaren duke thënë se ka po aq varësi ndaj tij.
“Instagram. Instagram, sikur ndez një cigare, është cigarja e kësaj kohe. Është vrasësi më i madh. Është vdekje. Edhe unë plotësisht marr pjesë në të, sikur thith cigaret. Unë duhet të kem ndërveprim shumë të kufizuar me të”, ka thënë ai.
Aktori ndër të tjera zbuloi se më në fund ka gjetur lumturinë dhe se e do veten e tij, pas viteve të pasigurisë që ka ndjerë për trupin e tij.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement