Hidhet shorti i Champions League, përballje “titanësh” që në fazën e grupeve

Është hedhur ditën e sotme në Turqi shorti fazës së grupeve të Champions League. Goglat kanë siguruar përballje të mëdha që në fillim të kompeticionit dhe nuk kanë munguar as “grupet e ferrit”.

Barcelona-Bayern është ndeshja që do e shohim edhe një herë këtë sezon, teksa grupi E plotësohet nga Benfica dhe Dinamo Kyiv. Manchester City dhe Paris Saint-Germa do të masin forcat, pasi kanë bërë një nga merkatot më active këtë verë. PSG tashmë me Mess-n në ekip, do të kërkojë trofeun e parë europian, ashtu si City që e humbi sezonin e kaluar në finale përballë Chelsea. Këta të fundit gjejnë në grupin Juventusin, Zenit dhe Malmo.

Kampionët e Europa League, Villareal, do të përballen me rivalin e finales së kaluar, Manchester United. Ndërkohë, Inter tashmë i rikthyer në Champions do të përballet me Real Madrid në grupin D.

Garë e fortë pritet në grupin B, ku Atletico, Liverpool, Milan dhe Porto do të sfidojnë njëra-tjetrën për dy vende në fazën tjetër.

Grupet e Champions-League për sezonin 2021-2022:

Grupi A: Manchester City, PSG, Leipzig e Club Brugge

Grupi B: Atletico Madrid, Liverpool, Porto e Milan

Grupi C: Sporting Lisbonë, Dortmund, Ajax e Besiktas

Grupi D: Inter, Real Madrid, Sh.Donetsk e Sh.Tiraspol

Grupi E: Bayern, Barcelona, Benfica e Dinamo Kiev

Grupi F: Villarreal, Man United, Atalanta e Young Boys

Grupi G: Lille, Sevilla, Salzburg e Wolfsburg

Grupi H: Chelsea, Juventus, Zenit e Malmo

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement