Atdheu e Mevlani përfundojnë në të njëjtin spital, Antonela shkon pranë tyre

Përmes disa postimeve në “Instastory”, Atdhe Xharavina dhe Mevlan Shaba, kanë zbuluar se kanë përfunduar të dy në spital. Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen” ishin në të njëjtin spital dhe po bënin serum.

Edhe pse dukej se nuk kishin raporte të mira me njëri-tjetrin, ata kanë postuar në “Instastory” video ku shfaqen së bashku. I pari që postoi ishte Atdheu, i cili ka filmuar Mevlanin të shtirë në shtratin e spitalit dhe shkruan me humor: “Ca të bo dashuria”.

Më pas Mevlani poston një video ku tregon Atdheun në shtratin e spitalit, ku edhe për vete shprehet se e ka nga dashuria.

“Kush ta ka bërë ty dëmin”, e pyet Shaba, Xharavinën, i cili i përgjigjet: “E me e dit ti kush”.

E për t’i vizituar në spital ishte ish-konkurrentja e “Për’puthen”, e cila kur shkoi pranë tyre u tha me humor: “Erdhi vaksina”, e Mevlani i përgjigjet: “Mos i ke fut ndonjë helm aty brenda”.

Ndërsa në një postim tjetër ajo thotë se Mevlani u emocionua, ndërsa ai i kthehet: “Po qaj edhe unë si ti dikur në emision, me lot krokodili”.

Pasi dolën nga spitali, Antonela shfaqet duke udhëtuar me makinë me Mevlanin dhe i thotë: “Pavarësisht të gjithave të qëndrova afër. E nxora nga spitali”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement