10 shprehjet më të njohura të Nënë Terezës në 104 vjetorin e saj të lindjes

Sot, në 104 vjetorin e lindjes se Nene Terezes, kemi zgjedhur ta përkujtojmë duke sjellë 10 nga mesazhet më të bukura që ajo shpërndau gjatë jetës së saj.

1.Shpërnda dashuri kudo që shkon. Bëj që çdokush që të afrohet të largohet më i lumtur se më parë.

2.Ji mirënjohës për gjërat e vogla sepse aty gjendet forca jote më e madhe

3.Dashuria nuk matet, ajon thjesht dhurohet.

4.Ndonjëherë ndihemi si një pikë e parëndësishme në oqean, por oqeani nuk do ishte I plotë nëse do i mungonte një pike

5.Askush nga ne nuk mundet të bëjë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe

6.E djeshmja iku. E nesërmja ende nuk ka ardhur. Kemi vetëm të sotmen. Mos ta lëmë të ikë

7.Nëse I gjykon njjerëzit nuk ke kohë që t’i duash

8.Nuk na duhen armët apo bombat për të sjellë paqen në botë. Na duhet thjesht dashuria dhe dhembshuria

9.Çfarë mund të bësh për të krijuar paqe në botë? Fillimi është të shkon në shtëpi dhe t’I dhurosh dashuri familjes tënde

10.Uria për dashuri është shumë herë më e vështirë për t’u zhdukur se uria për ushqim

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement