UNICEF ngre alarmin: 10 milion fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare në Afganistan

Situata në Afganistan vazhdon të jetë problematike, teksa UNICEF ka bërë me dije se dhjetë milion fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare, nërkohë që Programi Botëror i Ushqimit (WFP) i OKB -së kërkon 200 milion dollarë ndihmë ushqimore.

Fëmijët në Afganistan tashmë mbijetojnë nga ndihma humanitare dhe afro një milion pritet të vuajnë nga kequshqyerja kërcënuese për jetën këtë vit, sipas UNICEF.

David Beasley, drejtor ekzekutiv i WFP tha se 14 milion njerëz-një e treta e popullsisë afgane-përballen me pasiguri ushqimore “për shkak të thatësirës disa vjeçare, konflikteve, përkeqësimit ekonomik, të ndikuara edhe nga COVID”.

Banka Botërore ka pezulluar ndihmën për Afganistanin, duke ngrirë qindra miliona financime. Ajo ka siguruar 5.3 miliardë dollarë që nga viti 2002 dhe ka 27 projekte atje. Javën e kaluar, FMN -ja bllokoi shpërndarjen e pagesave.

Ndërkohë, SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë po shtojnë përpjekjet për evakuim pasi Presidenti amerikan Biden njoftoi se do i përmbahet afatit të 31 gushtit për të tërhequr trupat nga Afganistani, edhe pse një shtyrje e afatit është tashmë e mundur.Më shumë se 70,000 njerëz, të huaj dhe afganë, janë evakuuar që nga 14 gushti, një ditë para se talebanët të hynin në Kabul, ndërsa mijëra të tjerë presin ende në aeroport për t’u larguar nga vendi.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement