Soreca takon Xhaçkën dhe Çuçin: Lavdërimet e mia për strehimin e afganëve në nevojë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka takuar ditën e sotme ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Soreca shkruan në Tëitter se ka përsëritur lavdërimet e tij për gatishmëronë e Shqipërisë për të strehuar përkohësisht afganët në nevojë. Ai shton se dy ministrat e kanë informuar për përgatitjet e vazhdueshme për pritjen e afganëve të pambrojtur që nga çështjet e statusit të tyre ligjor, kontrolleve të sigurisë dhe lirisë së lëvizjes.

Më tej Soreca thotë se populli afgan meriton të jetojë në siguri dhe dijnitet.

“Diskutime të mira sot me ministrat Olta Xhaçka dhe Bledi Çuçi. Unë përsërita lavdërimet e mia për gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehim të përkohshëm për afganët në nevojë. Të dy ministrat më informuan për përgatitjet e vazhdueshme për pritjen e afganëve të pambrojtur si çështje të rëndësishme të statusit të tyre ligjor, kontrolleve të sigurisë dhe lirisë së lëvizjes. Populli afgan meriton të jetojë në siguri, dinjitet”, shkruan Soreca.

 

Ndërkohë, qeveria ka miratuar edhe ngritjen e një task-force e cila do të menaxhojë fluksin e  kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare nga shtetasit afganë dhe personat pa shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganistanit

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement