Sërish krenar! Sulmuesi i Shqipërisë përfundon në finalen e “Golden Boy

Sulmuesi shqiptar Armando Broja ka bërë një debutim të shkëlqyer në sezonin e tij të parë si profesionist.
Talenti i futbollistit shqiptar u spikat edhe nga mediat më prestigjoze europiane, duke u nominuar në listën për të fituar çmimin “Golden Boy”.
Ky është një trofe individual që shpërndahet nga gazeta italiane “Tuttosport” dhe është ekuivalenti i “Topit të Artë” por për lojtarët nën moshën 21-vjeçare. Emri i Armando Brojës figuronte në listën e shkurtuar me 100 lojtarë që u publikua fillimisht, ndërsa ditën e sotme ka marrë një tjetër shkurtim.
Tashmë janë mësuar 60 finalistët për çmimin “Golden Boy”, atje ku Armando Broja i ka rezistuar “shkurtimeve”. Pra futbollisti i Shqipërisë do të jetë në finalen e madhe për t’u shpallur si lojtari i ri më i mirë në Europë, me çmimin që e mban aktualisht Erling Haland. Ndërkohë dy kandidaturat më të forta për të fituar çmimin në këtë vit janë Bellingham dhe Pedri.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement