Rama dhe Kushi inspektojnë shkollën e re në Luz, premtojnë tekste shkollore falas

Përveç ciklit 9-vjeçar, edhe 16 kategori në arsimin e mesëm dhe të lartë do të përfitojnë këtë vit tekste shkollore falas. Ministrja e Arsimit Evis Kushi, gjatë një inspektimi që kreu bashkë me kryeministrin Edi Rama në një shkollë të re në Luz të Fushë Krujës, u shpreh se që nga viti i ardhshëm, nga klasa e parë deri në të tretën do të ketë vetëm libra një përdorimsh.

Ndërsa kreu i qeverisë, Edi Rama, shtoi se praktika e librave të përdorur është edhe në Francë edhe në Suedi, por ministrja Kushi i tha se duke qenë se nxënësit bëjnë shënime nëpër libra, do të përdoren vetëm një herë.

Evis Kushi: “Këtë vit tekste falas do plotësojmë edhe klasat e teta dhe të nënta. Për të plotësuar kështu ciklin bazë. 

Tekste falas do përfitojnë edhe 16 kategori në arsimin e mesëm dhe të lartë. Për vitin e ardhshëm kemi parashikuar që nga klasa e parë deri në të tretë, të jenë një përdorimsh.

Edi Rama: Librat që kalojnë nga një dorë në tjetrën janë dhe në Francë dhe në Suedi…

Evis Kushi: Ndërkohë nga viti tjetër deri në klasën e tretë duke qenë se ka shënime në libra ne do ta bëjmë që të jenë një përdorimsh.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement