PD mbledh Këshillin Kombëtar të hënën, ja çfarë pritet të diskutohet

Partia Demokratike do të mbledhë të hënën 30 gushtit Këshillin Kombëtar. Mbledhja do të mbahet në selinë e PD-së në orën 18:00

Përmes një njoftimi, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka bërë me dije se pjesë e rendit të ditës pritet të jetë konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar. Po ashtu pritet të zgjidhet Kryesia dhe Sekretari i Partisë, Kryetari i Komisionit të Apelimit Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë. Po ashtu do të caktohen drejtuesit e departamenteve të Këshillit Kombëtar.

Njoftimi:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,

Ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite:

  1. Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.
  2. Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.
  3. Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD.
  4. Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.

Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD.

Duke ju uruar punë të mbarë,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement