Krimi në Kosovë/ Flet avokati: Dardan Krivaqa mund të vetëvritet, “burrat” si ai nuk e durojnë qelinë

Avokati nga Kosova Besnik Berisha, ka paralajmëruar se i dyshuari kryesor për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaca mund të kryejë vetëvrasje.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se këtë deklaratë po e bën në bazë të profilit të Dardan Krivacës.

“Le të mbetet këtu; Nga ajo që pame e lexuam për profilin e të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj, një dite mund të kemi edhe një vet-gjykim.

Me besoni se “burrat” si Dardan Krivaca qelinë gjate nuk e durojnë dhe jo rralle vetes dënimin ia shqiptojnë. Qofsha i gabuar!”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se Krivaca dyshohet se ka vrarë bashkëjetuese, duke e rrahur e keqtrajtuar mizorisht.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement