Kërkesë për Luljeta Bozon: Të lutem na shpëto Pandin se nuk ka zanat

Nga Hysni Gurra

Kërkesë për zysh Luljeta Bozo!

E dashur zyshë, në ato ditë nëntori, që na dridhej toka nën këmbë, ti ishe një zë që na jepte disi kurajo.
Mosha, përvoja, e folura e shtruar dhe qepur mirë si skelat që vendosen gjatë ndërtimit të një shumëkatëshi, na jepte pak siguri.

E deshi partia dhe ju kandidoi për deputete, ju tani jeni me mandat, por për një nxitim të partisë, na ka mbetur jashtë parlamentit një njeri që i ka dhënë Shqipërisë më shumë se ju.
Për zotin Pandi e kam llafin.
Njeriu që bëri luftën për çlirimin e Kosovës.
I vetmi njeri në këtë shtet që prej themelimit, emri i të cilit ka qenë edhe taksë për nja 15 vjet për gjithë popullin, Taksa Majko.
Njeriu që bëri shumë për votën e diasporës si ministër, mirëqenien e tyre dhe shtoi dozat e atdhedashurisë te ata duke ju dërguar qeleshe.
Njeriu që u zu me kryeministrin për të mos shembur teatrin.
Njeriu që mban me gaz gjithë rrethin kudo që gjendet…
Nuk po rendis më të tjera, po besoj zysh Luljeta edhe me kaq ju e kuptuat vetë që duhet me ia liru vendin këtij aseti, se fundja ju një pension e keni, po edhe zanatin e keni, ai i shkreti s’ka as zanat, me çfarë do merret Pandi. (?)

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement