Ish-presidenti i Juventusit: Sa më shpejt të largohet Ronaldo, aq më mirë

Ish-presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, thotë se Cristiano Ronaldo po pengon përpjekjet e klubit për të fituar titullin e Serie A dhe dëshiron që ai të shitet para mbylljes së merkatos së verës. Ylli portugez iu bashkua bardhezinjve nga Real Madridi për 100 milion eurosh përpara sezonit 2018-2019 dhe nënshkroi një kontratë fitimprurëse 4-vjeçare.

Ai tani është në vitin e fundit të asaj marrëveshje dhe largimi nga klubi torinez është në diskutim. Sulmuesi thuhet se kërkoi të rrinte në stol gjatë barazimit 2-2 të Juves në Serie A me Udinese, të dielën, dhe se është i gatshëm për një lëvizje te Manchester City. Gigli mendon se klubi i tij i vjetër do të bënte mirë të shpëtonte nga ky lojtar.

Ish-presidenti i Juves midis viteve 2006 dhe 2009, i tha “SerieANews”: “Unë kam qenë gjithmonë i sinqertë: nënshkrimi me Ronaldon ishte një gabim. Është e pamundur ta rikuperosh investimin për të dhe do të jetë kështu. Ai është një lojtar i madh, por duhet të jem i sinqertë, sa më shpejt të largohet, aq më mirë për të dhe për Juventusin.

Shpresoj se Massimiliano Allegri do të vazhdojë ta përdorë atë siç bëri kundër Udinese. Kjo do të thotë, me inteligjencë dhe kur loja është në progres. Ronaldo pengon sulmin e Juventusit. Pa të, ata mund të bëjnë gjëra të shkëlqyera në aspektin kolektiv.”

Trajneri i Juves, Allegri, ndërkohë është ende i bindur se Ronaldo nuk do të largohet këtë merkato. Ai u tha gazetarëve javën e kaluar: “Ronaldo është një bonus shtesë për ne, sepse garanton një numër të madh golash. Natyrisht, ne gjithashtu duhet të punojmë si ekip për të nxjerrë më të mirën nga një individ. Ai gjithmonë është stërvitur mirë, i lexova thashethemet në gazeta. Ronaldo kurrë nuk na tha se donte të largohej. Përkundrazi, ai më tha se do të qëndrojë te Juventusi”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement