Erion Braçe jep dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit: Ka një fund!

Erion Braçe ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit, pak ditë para se të prezantohet qeveria e re.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Braçe me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se çdo gjë e ka një fund. Ai shton se është i nderuar që shërbeu për njerëzit në nevojë në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit.

Me këtë ai i referohet tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, ku 51 humbën jetën dhe mijëra u plagosën e mbetën pa shtëpi. Në Facebook Braçe ka ndarë një video ku ai shihet krah ish-presidentit të Kosovës, Hasgim Thaçi, duke folur nga Thumana, ndërkohë një tërmet tjetër bie teksa ai është “live”.

Postimi i Braçes:

KA NJE FUND!

I NDERUAR QE SHERBEVA PER NJEREZIT NE NEVOJE,

NE DITET E TYRE ME TE VESHTIRA NE 24 VITET E FUNDIT!

#THUMANE2019

 

Kujtojmë se Erion Braçe u emërua në postin e zv/kryeministrirt në 28 dhjetor të vitit 2018 dhe u konfirmua me dekret presidencial në janar të vitit 2019.

Ndërkohë, ditën e sotme hoqi dorë nga posti i deputetes edhe Najada Çomo. Kryeministri Edi Rama bëri me dije se Çomo i kishte komunikuar vendimin e saj për të shërbyer në spital, në një kohë që rastet me Covid-19 në vend kanë ardhur në rritje.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement