Nga sekrete të profesionit te synimi për të prekur majat, rrëfehet fotografi Donard Koçi

Nga pasioni për fotografinë te të qenit pjesë e një prodhimi kinematografik; në një intervistë për Maska.al, fotografi Donard Koçi rrëfehet gjerësisht rreth botëkuptimit të tij për të bukurën dhe eksperiencën si fotograf në filmin “Gjurmë pa shenjë”.

Si ju ka lindur dëshira për këtë profesion shumë detajist?

“Dëshira më ka lindur rastësisht duke parë një shokun tim, duke bërë foto natyre dhe foto të ndryshme. Duke e parë atë mua më shtohej më shumë dëshira dhe kurioziteti se si të bësh një fotografi . Në fillim e nisa fotografin me një kamera të thjeshtë gjysmë profesionale. Kamera ime e parë ka qenë Nikon d40. Duke u praktikuar çdo ditë, duke parë edhe tutoriale nëpër YouTube arrita të perfeksionoja disi veten në fotografi”, tregon ai.

Si është të punosh me të bukurën, ku një fotot të thotë 1000 fjalë?

“Edhe të shëmtuarën e nxjerrim të bukur (qesh)”.

Cili ka qenë momenti më i vështirë, ku keni menduar se edhe mund të dështonit?

“Momenti më i vështirë ka qenë kur fillova për herë të parë të përdorja aparatin, thoja me veten do me bjerë në tokë e do thyhet. Pastaj duke bërë praktikë u mësova. Dështimet nuk i njoh, vetëm mësime”, vijon Koçi.

Si profesionist do ndani me publikun një detaj se ku dallon një foto profesionale?

“Duhet të kapësh detajet, të hysh në fantazi, pastaj fotoja profesionale kuptohet dhe kur i bën editim në photoshop ose lightroom”.

Si ju erdhi ftesa për të qenë në stafin e një filmi, si e pritët?

Isha me shokun tim që më mësonte fotografinë duke pirë kafe në një lokal dhe aty rastësisht takoj mikun tim, regjisorin Maksim Aladini dhe po e pyesja se me çfarë po merrej. Ai më tha për një projekt filmi që po bënte dhe duke biseduar i kerkova të më fuste dhe mua si staf filmi, si fotograf. Pavarësisht që isha i ri në profesion ma dha mundësinë që të bëhesha më profesionist dhe për këtë gjë i jam falenderus Zotit dhe Maksit. Në momentin që ai më tha hajde bashkohu me stafin, seriozisht pata shumë lumturi, sepse isha me njerëz që nuk i kisha takuar më parë. Më kanë ndihmuar të gjithë.”

Si ishte si eksperiencë?

“Eksperienca si fotograf në filma ka qenë shumë e bukur për mua, sepse kam njohur shumë njerëz të mirë dhe kam marrë shumë mësime nga të gjithë; mezi pres që të dalë filmi, që vërtet të vlerësohet puna ime dhe e të tjerëve që kanë punuar.”

Cili është synimi juaj i radhës?

“Synimi im është që të bëhem fotograf i njohur ndërkombëtar, të fitoj ndonjë çmim si fotograf i mirëfilltë, që shoqërisë dhe disa personave që nuk besuan në punën time t’ua mbyll gojën e të mos flasin më.”

Mund të plotësoni togfjalëshin “Foto është….”

“Fotografia për mua është pasion dhe do vazhdoj ta ushtroj gjithmonë.”

Si konkurroni në treg me këtë profesion? Cili është detaji që bën diferencën te ju?

“Secili ka tregun e vet, unë nuk jam konkurrent i askujt, sepse unë jam tjetër kategori e fotografisë. Unë jam një fotograf filmi dhe ky është detaji që shpeshherë ua them personave që më kërkojnë për fotograf. Nuk kam kohë  të humbas me foto eventesh, dasmash apo gjëra të tjera. Qëllimi im është të bëhem fotograf filmi.

A keni ndonjë plan  që të bëni vet ndonjë film duke qenëse ju punoni në këtë fushë?

E kam nisur një projekt për një film, dhe po shkruaj skenarin dhe shumë shpejt besoj se do të jetë gati.

Kush po ju ndihmon me skenarin dhe regjinë?

Skenarin po e shkruaj vet, dhe po më ndihmon dhe regjisori i filmit Maksimi.

Na jepni ndonjë informacion rreth projektit të ri që keni ndërmend të bëni ?

Skenari që po shkruaj bazohet në histori të vërtet të një qyteti dhe filmi do tregojë  jetesën e vështirë të atij vendi,  njerëzve që mezi shtyjnë jetesën, u shpreh Donard Koçi.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement