Dhunoi për vdekje 18-vjeçaren, lihet në burg autori i krimit të rëndë në Ferizaj

Një ngjarje e rëndë tronditi disa ditë më parë qytetin e Ferizajt, ku një 18-vjeçare u la në dyert e spitalit pa shenja jete. Gjykata Themelore e Ferizajt ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, për caktimin e masës së paraburgimit kundër Dardan Krivaqës, pasi dyshohet se ka kryer veprën e penale vrasje e rëndë. Vendimin e ka dhënë gjyqtari Ibrahim Idrizi.

Sipas njoftimit, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij, me dashje dhe në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, pastaj edhe dhunë fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera 18-vjeçarja Marigona Osmani ka ndërruar jetë.

Sipas Gjykatës, “ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij, me dashje dhe në mënyrë mizore për motive të dobëta, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, pastaj edhe dhunë fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë”.

Ndërkohë i pandehuri tjetër Arbër Sejdiu gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, i cili ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike.

“Me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur”, ka deklaruar gjykatësi, raportojnë mediat në Kosovë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement