Vrasësit kishin një informator të brendshëm/ Detaje të reja nga masakra në Lushnje

Të tjera detaje kanë dalë në dritë për masakrën e mbrëmshme në Lushnje, ku u vra me armë zjarri 40-vjeçari Bledar Muçaj dhe u plagosën pesë të tjerë, përkatësisht shtetasit Judin Velo, 32 vjeç, Ervis Tafa, 25 vjeç, Sara Liçi, 24 vjeçe, Eksara Sauli, 26 vjeçe, dhe Majlinda Gjyla, 66 vjeçe.

Mësohet se në momentin e atentatit, biznesmeni Bledar Muçaj ka qenë me kunatin Judin Velo duke pirë kafe. Ai ka qenë objektivi i atentatorëve, ndërsa të plagosurit e tjerë ishin klientë të rastësishëm.

Sipas informacioneve të para, thuhet se viktima nuk njihej si “problematik” dhe prej 4 vitesh administronte disa biznese në Lushnje përfshire edhe një loto. Ne te njëjtën kohe është administrator i njerit prej tregjeve te medha ne qytet.

Burime nga policia thane se vrasësit kanë patur një informator te brendshëm që u jepte detaje për lëvizjet e Bledar Muçes. Deri tani nuk ka asnjë person të dyshuar.

Pas krimit, policia ka gjetur edhe një makinë të djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët në atentat. Bëhet fjalë për një makinë “Golf”, blu të errët, e cila është shkrumbuar totalisht.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement