Vdekja e 18-vjeçares në Kosovë! Behgjet Pacolli ofron shpërblim për atë që tregon se ku ndodhet vrasësi

Policia e Kosovës po vazhdon kërkimin e Dardan Krivaqës, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, ndërkaq qytetarët po mundohen t’i dalin në ndihmë organeve shtetërore për kapjen e tij.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti Behgjet Pacolli, i cili ka ofruar shpërblim, për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës, që çon në arrestimin e vrasësit.

Postimi i Pacollit:

Unë ofroj shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të Marigonës. Si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë!

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement