“Unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin”! Rama reagon sërish: Histeri fashiste që as nuk e mbron, as…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me akuzat për këngëtarin Goran Bregoviç, i cili zhvilloi një koncert mbrëmjen e djeshme (22 gusht) në Festën e Birrës Korça.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjete sociale thotë se:

”Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Rama shton se unë nuk kam barazuar hi çfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë.”

Postimi i plotë i Ramës:

Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hi çfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër! Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë kurrë shembëlltyrë urrejtjes!

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement