Tragjike! Aksident në Shkodër, 16-vjeçari bie në kanal dhe humb jetën

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 16-vjeçari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Shkodër-Velipojë.

Sipas informacioneve, fëmija me inicialet O.T ishte duke ecur me një mjet bujqësor, kur është goditur nga prapa nga një tjetër makinë. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në fshatin Trush në orë 5:20 të mëngjesit.

Për pasojë, 16-vjeçari ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës duke humbur jetën.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement