Pas SHBA edhe Greqia drejt vaksinimit të detyrueshëm në ushtri dhe shëndetësi

Me fluksin e jashtëzakonshëm të të infektuarve, si dhe të pacientëve në spitalet greke shkaktuar nga varianti Delta, Greqia përballet me një valë të katërt.

Rritja e numrit të infektimeve me koronavirus ka shkaktuar polemika dhe frikë në vende të ndryshme pasi rastet e reja rrezikojnë në përhapjen e varianteve me Covid-19.

Përpos masave të marra nga qeveria greke sërish nuk është arritur një rënie e numrit të infektimeve.

Madje, shifrat pritet të jenë tepër të larta javët e ardhshme në qendrat urbane, pas kthimit të turistëve verorë. Në këtë aspekt, burime nga kryeministria greke bëjnë të ditur se pak para se të shpallej paketa e masave nga ministri i Shëndetësisë, një tjetër bisedë është kryer në prani të kryeministrit grek.

Mesa duket, pas autorizimit të plotë të vaksinës Pfizer nga FDA, Greqia do të adoptojë vendimin e vaksinimit të detyrueshëm në sektorin publik, në ushtri e sektorin e shëndetësisë.

Ekipi i specialistëve po shqyrton grupet e caktuara, ku do të fillojë vaksinimi i detyrueshëm. Vendimi do të shpallet nga qeveria greke në mes të muajit shtator.

E ndërkohe sndikata që përfaqëson stafin e spitalit publik grek po planifikon një grevë dhe një tubim në qendër të Athinës të enjten për të protestuar kundër vaksinimit të detyrueshëm të punonjësve të kujdesit shëndetësor kundër Covid-19.

Sipas mediave greke POEDIN gjithashtu u ka bërë thirrje anëtarëve të saj të vaksinuar të mos dorëzojnë certifikatat e tyre të imunitetit tek autoritetet për të parandaluar krijimin e një regjistri që tregon se cilët punonjës të kujdesit shëndetësor janë vaksinuar kundër koronavirusit të ri dhe cilët jo.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement