I anuluan golin e fitores ndaj Udinese, shpërthen motra e CR7: Grabitja filloi…

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e filloi ndeshjen inauguruese të sezonit të ri në Serie A nga stoli. Thuhet se e ardhmja e tij nuk është vendosur ende, pavarësisht se drejtuesit bardhezinj mohojnë largimin e portugezit kësaj vere.

Paulo Dybala kaloi Juventusin në epërsi të hershme në “Stadio Friuli”, para se Juan Cuadrado të dyfishonte rezultatin për të tijtë në pjesën e parë. Sidoqoftë, Udinese u kundërpërgjigj në pjesën e dytë me Roberto Pereyra dhe Gerard Deulofeu, duke barazuar.

Ronaldo erdhi nga stoli dhe zëvendësoi Alvaro Moratën pas pjesës së parë, me superyllin luzitan që pothuajse vulosi tri pikët për skuadrën e tij. Sulmuesi 36-vjeçar u kordinua mirë për krosimin e Federico Chiesa në kohën shtesë dhe gjuajti saktë me kokë, duke e dërguar topin në rrjetën e Marco Silvestri. Gol që iu anulua nga VAR-i, sepse u konsiderua në pozicion jashtë loje milimetrik.

Elma dos Santos Aveiro, motra e CR7, ka reaguar përmes rrjeteve sociale. Madje, ajo ka shpërthyer ndaj vendimit për ta anuluar golin me kokë të Ronaldos kundër Udinese. Motra e Cristiano postoi një fotografi të vendimit për pozicion jashtë loje në “Instagram Stories” dhe shkroi: “Po të kishit në shqyrtim shpatullën time, do të thonit brenda. Ju duhet të zëvendësoni madhësinë e madhe (L) me të mesme (M)”. Më tej, ajo shtoi dhe akuzoi: “Grabitja filloi”.

Ronaldo u ndëshkua nga gjyqtari për heqjen e fanellës gjatë festimit të tij, me Juventusin që u largua me një pikë nga ndeshja me Udinese. Zv.presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka këmbëngulur se ish-ylli i Real Madridit nuk do të largohet nga “Zonja e Vjetër” këtë verë: “Ne nuk duhet të përpiqemi të krijojmë histori të bujshme aty ku nuk ka. Lënia në stol ndaj Udinese ishte një vendim i ndarë me lojtarin.

Në fillim të sezonit, natyrisht ai nuk është në formën optimale. Trajneri po përpiqet të përdorë formacionin më të mirë në këtë moment, për shembull Giorgio Chiellini ishte gjithashtu në stol. Vendimet u morën për të qenë më konkurrues në ndeshjen e parë të sezonit të ri. Mund të konfirmoj absolutisht se Ronaldo do të qëndrojë te Juventusi këtë sezon”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement