“Fordi” përplas të moshuarën në Durrës, transportohet me urgjencë në spital

Një aksdisent i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, ku një automjet tip Ford ka përplasur një këmbësore 78-vjeçare.

E moshuara është transportuar me urgjencë në ambientet e spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Durrësit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme dhe për zbuluar rrethanat e vërteta të shkakut të aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.

Shërbimet e emergjencës dhe autoritetet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ende nuk ka informacion për gjëndjen shëndetësore të së moshuarës që u aksidentua por ekipi mjekësor po punon për të normalizuar sa më parë situatën.

Grupim hetimor i policisë dhe shërbimet e tjera të emregjenncës  ndodhen në vendin e ngjarjes nga ku po punojnë dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 24.08.2021, rreth orës 09:10, shtetasi D. T., duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësoren e moshuar shtetasen B. D., rreth 78 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement