E diela e zezë e Szczesny, ja çfarë i ka ndodhur portierit të Juventus-it pas ndeshjes me Udinese-n

Një ditë për t’u harruar për portierin e Juventus, Wojciech Szczesny, që pas gabimeve në fushë që kanë shkaktuar barazimin në Udine në ndeshjen e parë të kampionatit, ka pësuar edhe një aksident gjatë kthimit në shtëpi.

E diela e portierit bardhezi, siç ka bërë të ditur Corriere dello Sport, është mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Në fakt, portieri polak ka qenë i përfshirë në një aksident me makinë duke u kthyer nga Udine, por fatmirësisht pa pasoja serioze.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement