Çmenduri! Pornostarja ofron shumën marramendëse për shaminë që Messi fshiu lotët

Ajo është padyshim shamia më e shtrenjtë në botë. Pak kohë më parë, shamia që supozohet se i përket legjendës Lionel Messi, të cilën ai e përdori për të fshirë lotët në konferencën për shtyp, ku i dha lamtumirën FC Barcelonës, ka dalë në ankand për shumën e çmendur 1 milion dollarë.

Dhe duket se ofertat nuk kanë munguar dhe kjo i ka çmendur të gjithë.

E radhës që ka bërë një çmenduri për të pasur facoletën që Messi fshiu lotët është edhe modelja e ‘’Playboy”, Luana Sandien, e cila ka ofruar 600 mijë dollarë për ta bërë të sajën.

‘’Unë jap gjysmë milioni për të pasur facoletën e Messit. Nuk e di nëse dikush tjetër e ka blerë por shpresoj që t’ia arrij”, tha modelja.

Ende nuk është e qartë nëse bukuroshja braziliane Sandien ka qenë e suksesshme në ofertën e saj për marrjen e shamisë, me të cilën planifikon të pozojë e zhveshur me të nëse oferta pranohet.

27-vjeçarja jeton në Barcelonë dhe më parë i tha shtypit brazilian se “lojtarët e Barcelonës janë shumë më të nxehtë se ekipet e tjera.”

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement