Biden thirrje bizneseve në SHBA: Vaksinoni punonjësit tani!

Former Vice President Joe Biden, 2020 Democratic presidential candidate, speaks during a news conference in Wilmington, Delaware, U.S., on Thursday, March 12, 2020. Biden sought to deliver an antidote to President Donald Trump's response to the coronavirus outbreak on Thursday, unveiling a new plan that shows how he would fight the spread of the virus and urging the administration to use it. Photographer: Ryan Collerd/Bloomberg via Getty Images

Varianetet e reja te koronavirusit dhe shtimi i rasteve të infektuara kanë shkaktuar panik të lartë tek autoritetet e vendeve.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kërkoi nga sektori privat dhe qeveritë lokale që t’i urdhërojnë punonjësit e tyre që të vaksinohen kundër koronavirusit.

Biden i bëri komentet pasi Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) i dha të hënën miratimin e plotë vaksinës Pfizer/BioNTech.

“Nëse jeni udhëheqës biznesi, udhëheqës jofitimprurës, udhëheqës shtetëror ose lokal, që keni pritur miratimin e plotë të FDA-së për të kërkuar vaksinimin, unë ju bëj thirrje që ta bëni këtë tani”, tha Biden.

Menjëherë pas njoftimit të FDA-së të hënën, Pentagoni tha se është duke u përgatitur për përfshirjen e vaksinës në listën e injeksioneve të detyrueshme për personelin ushtarak amerikan.

Edhe qyteti i Nju Jorkut tha se do të kërkojë nga mësuesit dhe stafi i shkollave publike të vaksinohen kundër koronavirusit.

Pfizer/BioNTech është miratuar për përdorim emergjent qysh në dhjetor.

Që atëherë, mbi 204 milionë njerëz vetëm në SHBA e kanë marrë këtë vaksinë.

Pak mbi gjysma e popullsisë në SHBA është e vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Dy vaksinat tjera që jepen atje, janë: Moderna dhe Johnson&Johnson.

Moderna gjithashtu ka aplikuar në FDA për miratimin e plotë të vaksinës së saj, ndërsa Johnson&Johnson shpreson ta bëjë këtë gjatë vitit.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement