Arrestohet nga Renea Astrit Seferi/ Autor i plagosjes së katërfishtë

Zbardhen të tjera detaje nga aksioni i RENEA-s, i cili po zhvillohet paralelisht në disa qytete të vendit.

Dhjetra persona me precedentë penale janë shoqëruar, ndërkohë që është arrestuar Astrit Seferi.

Ky i fundit nuk është një person i panjohur për policinë, pasi është autor i plagosjes së katërfishtë në Tiranë në vitin 2017. Mësohet se Seferi është ndaluar nga policia në Mamurras.

Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë nga operacioni në fjalë, që është nën gjurmimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, atyre që lëvizin të armatosur, apo dhe të dyshuarve apo autorëve të ngjarjeve kriminale.

Në qarkun Lezhë nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariateve në varësi, në mbështetjen e forcave speciale RENEA po ushtrojnë kontrolle në ato ambiente apo lokale ku dyshohet se frekuentohet nga persona në kerkim, persona që mbajnë armë zjarri, lëndë narkotike apo që janë autorë veprash penale. Deri tani janë shoqëruar disa shtetas për verifikim.

Kujtojmë se këto kontrolle në terren vijnë një ditë pas atentatit në Lushnje, ku persona ende të paidentifikuar hapën zjarr me automatik drejt një lokali, ku u vra Bledar Muçaj dhe u plagosën 5 të tjerë. /BW

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement