Aksident në Tiranë/ Motori përplaset me makinën e policisë, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tirane. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:44, në rrugën “5 Maji”.

Burime zyrtare nga policia bene me dije se shtetasi me inicialet E. T., 26 vjeç duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin e tij, dhe ka dëmtuar mjetin e policisë me drejtues punonjësin e policisë R. T., 30 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në motomjet, të cilët u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement