VIDEO/ “Plas në tokë” Umtiti dhe gjen golin me finesë, Rey MANAJ shkëlqen te Barcelona

Rey Manaj vijon të dhurojë spektakël në stërvitje me Barcelonën. Sulmuesi i kombëtares kuqezi ka shënuar një tjetër gol të bukur, duke lënë në vend mbrojtësin francez, Samuel Umtiti.

Një pasim i mirë i marrë nga 24 vjeçari, ka sjellë shmangien e mbrojtësit dhe dërgimin e topit në rrjetë. Manaj ka shmangur me finesë Umtiti, duke kaluar edhe portierin Neto.

Megjithëse është pjesë e ekipit të parë, trajneri Koeman nuk e ka preferuar lushnjarin në dy ndeshjet e para të La Ligas, duke mos i dhënë asnjë minutë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement