“S’kam nevojë për një mashkull me para”, Loredana hedh thumba pas ndarjes nga Mozzik

Teksa të gjithë mendonin se Mozzik dhe Loredana po jetonin ditët më të bukura si dy të dashuruar, duket se diçka ka ndodhur sërish mes tyre.

Fillimisht fansat e dyshes vunë re se Mozzik dhe Loredana nuk ndiqeshin më në rrjete sociale. Më pas reperi postoi sot në rrjete sociale disa shprehje, që hapur dukeshin si thumba kundrejt Loredanës.

“Mos i lejoni idiotët t’ju prishin ditën. Mos harroni të doni veten të parën. Rregulli numër 1: Bëj çfarë të bën ty të lumtur. Vetëm sepse ju mungon dikush s’do të thotë se doni kthimin e tij pas në jetën tuaj. Mungesa është vetëm një pjesë e të ecurit para. Mos e kërko lumturinë në të njëjtin vend ku e humbe një herë!”, thuhet në postimet në fjalë.

Nga ana tjetër Loredaana iu kundërpërgjigj Mozzik me një pjesë të shkëputur nga kënga “Let you down” të reperit NF.

“Mos më fol më, nuk do të funksionojë tani. Paketova gjithë rrobat e mia dhe u largova. As nuk dua të shkoj në shtëpinë tënde. Çdo herë që ulem në atë kolltuk më duket sikur më bën leksion. Përfundimisht, hedh bast se ne mund ta kishim bërë të funksiononte dhe me shumë mundësi do të kisha zgjidhur gjërat. Por mendoj se jam e zhgënjyer”, thuhet në këngën që Loredana publikoi në Instagram.

Së fundmi, reperja ka hedhur një tjetër thumb në Instagram, duke treguar se gjithçka që kërkon prej një mashkulli koha dhe vëmendja e tij, asnjëherë gjërat materiale.

“S’kam patur kurrë nevojë për një mashkull me para sepse gjithçka që dua është koha, vëmendja dhe përpjekja.”- shkruhet në postim.

Ende s’kemi një thumb si kundërpërgjigje nga Mozzik.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement