Sali Berisha reagon për rrugën Kardhiq-Delvinë dhe nxjerr foto me Sokol Olldashin

Ish-kryeministri Sali Berisha reagon për rrugën Kardhiq-Delvinë, për të cilën më herët sot ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit njoftoi sot se ishte hapur tuneli i Skarficës dhe po punohet për plotësimin e gjithë elementëve të tjerë të kësaj vepre infrastrukturore.

Sipas Berishës, kjo rrugë duhet të përfundonte në vitin 2014. “13 vjet per ndertimin e 30 km rruge”, shkruan ish-kryeministri. Postimin, ai e shoqëron me disa foto nga nisja e punimeve për këtë rrugë, krah ish-ministrit të ndjerë Sokol Olldashi.

Shkrimi i plotë i Berishës:

Vidh e vidh pa mbarim!

Rruga Kardhiq – Delvine terkuza e vjedhjeve dhe mashtrimeve pa mbarim te Kreut te Meduzes!

13 vjet per ndertimin e 30 km rruge.

Rruga duhet te perfundonte ne vitin 2014 do perfundoje ne vitin 2020!

Miq, sot Ndrukull Grykesia vizitoi per te katerten here ne 6 jave punimet e rruges Kardhiq – Delvine. Po keshtu ne kete periudhe rrugen e ka vizituar 3 here dhe Kreu i Meduzes. Cila eshte e verteta e kesaj rruge e cila eshte rasti klasik i vedhjeve dhe mashtrimeve terkuze te Edvinit dhe narkoministrave te tij hajdut.

Ne vitin 2012 perfundoi asfaltimi i lotit te pare prej 7 km dhe kushtoi 5 milione euro, madje u hap dhe traseja e nje pjese te mire te lotit te dyte. Rruga duhej te perfundonte ne fundin e vitit 2014. Pas ardhjes ne pushtet te Edvinit fillimisht e braktisi rrugen pastaj u kujtuan se ishte rasti per te vjedhur sa me shume dhe tenderuan plotesisht 7 km e lotit te dyte me 22 milion euro pra me çmim kater here me te larte se sa loti i pare pavaresisht se terreni ishte i njejte dhe se trasjea ishte hapur pothuaj ne te gjithe gjatesine e lotit te dyte.

Sot ndrikull Gryksia njoftoi se rruga do perfundoje pas nje viti fiks 13 vite pas fillimit te punimeve dhe me nje çmim 5 here me te larte se sa kostoja reale e ndertimit te saj. Ndaj miq rruga eshte bere terkuza e vjedhjeve dhe mashtrimeve te Edvinit dhe narkoqeveritarve. sb

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement