Përplasje me armë zjarri në Lushnje, një i vrarë dhe disa të plagosur në pedonalen e qytetit

Një person ka mbetur i vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë një përplasjeje me armë zjarri. Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar në pedonalen e qytetit të Lushnjes, pranë një lokali.

Fillimisht raportohet të jetë qëlluar nga një automjet i llojit ‘Golf”. Pas të shtënave grupi tjetër është përgjigjur me armë zjarri gjithashtu, duke regjistruar bilancin e rëndë.

Ende nuk dihet numri i personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë apo rrethanat. Policia po shkon në vendin e ngjarjes, bashkë me auto-ambulancën.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement