Përplasen dy makina në aksin Fier-Vlorë, tre të plag*sur

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në autostradën Vlorë- Fier. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur Ura e Mifolit.

Si pasojë e aksidentit, mësohet se janë plagosur tre persona.

“Rreth orës 19:45, në  autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Ura e Miflolit”, një mjet tip “Benz”,  me drejtues shtetasin D. S, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Kama”.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit Kama dhe 2 pasagjerët në të, të cilët janë dërguar në spitalin e Vlorës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement