Njëri nxjerr armën dhe ia vë në kokë, dalin pamjet e SHERRIT për pronësinë e resortit në Moravë, kamerat e sigurisë filmuan gjithçka

Pamjet që po shikoni tregojnë përplasjen mes dy personave që ndodhi sot në qytetin e Korçës. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një disa të rinj, të ndarë në grupe, janë përplasur me njëri-tjetrin. Njëri prej tyre dallohet që ka edhe një armë zjarr në dorë.

Në një moment, siç shihet edhe nga videoja e Report TV, ai ia drejton një tjetri dhe brenda pak sekondave tërhiqet dhe e fut pistoletën në brez.

Policia njoftoi sot se ka qenë Anri Reli, i cili dyshohet se ka qëlluar me thikë një tjetër person të identifikuar si Sotiraq Misha.

Ky i fundit është dërguar në spital. Shkak për këtë sherr dyshohet të jetë bërë konflikti i pronësisë së një resorti në Moravë. Reli, djali i një biznesmeni Arben Reli, është vënë në pranga.

 

kliko link për të parë video

https://videosh.duckdns.org/YouPHPTube/v/915?channelName=Shqiptarja1

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement