“Hej zemër, takohemi të hënën dhe…”/ Kryeministrit belg i dalin mesazhet me pornostaren e njohur italiane

Qeveria belge është përfshirë nga një skandal, pasi vetë kryeministrit Alexander De Croo i janë publikuar mesazhet me një aktore italiane të filmave për të rritur, Eveline Dellai.

Mediat italiane raportojnë se bisedat mes tyre janë zhvilluar gjtë kohës që kryeministri mbante detyrën e ministrit të Telekomunikacionit.

“Hej zemër. E di që je në Belgjikë në 24 Nëntor. Fantastike. Mund të lëmë një takim për një ditë më pas, pra, të hënën me 25”, është një prej mesazheve të shumta që vajza e re i ka dërguar kryeministrit belg në atë kohë, shkruan TG.com.

Aktorja thotë tani se mesazhet që ka marrë nga politikani i lartë belg kanë qenë të rastësishme për shkak se ajo do të vizitonte këtë vend e angazhuar në një spektakël.

“De Croo më shkroi siç më shkruajnë shumë të tjerë. Nuk e dija kush ishte dhe si e kishte gjetur numrin tim. Më pas më thanë se ishte një politikan i rëndësishëm dhe vijuam të komunikojmë. Nuk mundëm të zhvillonim një takim”, tha aktorja.

Dellai është nga Trento 28 vjeçe dhe beqare, ndërsa De Croo është 46 vjeç i martuar me 2 fëmijë.

Historia ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e koalicionit qeverisës në Belgjikë.

Vetë kryeministri ka mohuar se e njeh aktoren, por kjo histori do të vazhdojë të lakohet për shumë kohë në media.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement