Ç’ndodhi mbrëmë në koncertin e Bregoviçit? Nga “Kosovska” te kundërshtimet

Këngëtari Goran Bregoviç performoi në Festën e Birrës në Korçë, duke hapur koncertin me këngën në gjuhën shqipe “Kosovska” (e Kosovës) të grupit “Bijelo Dugme” dhe duke e përfunduar me këngën “Kallashnikov”, këngë që cilësohet se “zgjoi nacionalizmin serb”.

Në fillim të koncertit, që u organizua nga Bashkia e Korçës, persona të panjohur hodhën gaz lotsjellës.

Gjithsesi, tymi u shpërnda shumë shpejt dhe koncerti nuk u ndal. Disa persona janë shoqëruar në polici, ndërsa incidenti kaloi kufijtë, duke u pasqyruar edhe në mediat serbe.

Kundërshtimet

Pjesëmarrja e këngëtarit Bregoviç në këtë koncert është kundërshtuar në Kosovë dhe Shqipëri.

Këto kundërshtime u bënë nën pretendimin se këngët e tij zgjuan nacionalizëm serb dhe nxitën ushtarët serbë të shkaktojnë masakra në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

Disa këngëtarë shqiptarë dhe sponsorë të këtij organizimi u tërhoqën nga pjesëmarrja ditëve të kaluara, në vazhdën e kundërshtimeve lidhur me pjesëmarrjen e Goran Bregoviçit.

Kush është Goran Bregoviç?

Goran Bregoviç, u lind në Sarajevë në vitin 1950. Babai i tij ishte kroat dhe nëna serbe, kurse gruaja e tij është boshnjake.

Ai është një muzikant dhe ish-pjesëtar i grupit “Bijelo Dugme”, një nga grupet më të njohura të rokut në ish-Jugosllavi.

Bregoviç vetë nuk është shprehur publikisht mbi luftërat në ish-Jugosllavi.

“Qëndrimi neutral”, thonë se ishte arsyeja për të cilin publiku e dënon.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement