Atentati në Lushnje/ Gjendet një mjet i djegur në periferi, policia bën bilancin

Një person i identifikuar si Bledar Muço ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme, si pasojë e një atentati me kallashnikov. Ngjarja e rëndë është regjistruar në lokalin e ndodhur në pedonalen e qytetit të Lushnjes. Muço, 41 vjeç, ishte në një tavolinë me mikun e tij të identifikuar si Bledar Marku, kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov drejt tyre.

Pa zbritur fare nga makina e llojit “Golf”, autorët zbrazën kallashnikovin mbi lokalin ku ndodheshin ulur dy biznesmenët dhe vranë Muçon. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe Marku. Ai është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Lushnjë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në pedonalen e qytetit Lushnjë, të plagosur jashtë rrezikut për jetën janë edhe shtetaset E. S., 26 vjeç dhe M. Gj., 66 vjeçe.

Në fshatin Thanasaj, Lushnjë, është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement