9-vjeçari shqiptar humbi jetën nga korenti, flet i ati: Fqinji ma solli të vdekur, e mora në krahë dhe e putha

 

Ditën e djeshme nja ngjarje tronditëse ndodhi në Zakynthos, Greqi ku një fëmijë 9-vjeçar humbi jetën pasi e zuri korrenti.

9-vjeçari shqiptar ka qenë duke luajtur me shokët e tij, kur ka rënë në kontakt me një kondicioner hoteli, i cili kishte rrjedhur energji elektrike.

Sipas mediave greke bëhet me dije se i ati i 9-vjeçarit ka thënë se nuk e dinte për problemin që kishte pasur hoteli me kondicionerin, ndëkrohë ka shtuar se këtë çështje do ta ndjekë në mënyrë ligjore.

“Nuk kam fjalë. Babai i shokut të tij, njëkohësisht fqinji ma solli të vdekur. Ai vdiq menjëherë, nuk u dëgjua asnjë zë. Fëmijët tanë po luanin fshehurazi dhe imi ishte fshehur pas disa instalimeve të pambrojtura të ajrit të kondicionuar të një hoteli.Shokët e tij panë që fëmija im ishte pa ndjenja dhe njëri prej fëmijëve vrapoi dhe menjëherë i tha babait të tij dhe ai më pas e mori dhe ma solli tek unë nga frika. Fëmijë të tjerë mund të ishin fshehur në atë pikë dhe ne tani do vajtonim shpirtra të tjerë të pafajshëm. Unë do ta ndjek në rrugë ligjore”, tha ai.

Protothema shkruan se sipas babait pronarët e hotelit e dinin për rrjedhjen që kishin dhe në të shkuarën.

“Telat ishin të hapura dhe fëmija po luante me fëmijët e tjerë, ai shkoi të fshihej atje, pushoi trupin atje dhe u largua. Fqinji që jeton përballë tij i kishte thënë pronarit, por ata nuk i kishin kushtuar vëmendje. Unë nuk e dija këtë, e mora vesh më vonë. Unë nuk do ta lejoja fëmijën tim të luante atje. E mora fëmijën në krahë, i dhashë një puthje. Fëmija im u la në krahët e mi. Shpresoj që kjo të mos i ndodhë asnjë prindi .”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement