Korça nuk gjen qetësi  hidhet përsëri gaz lotësjellës, shumë persona të shoqëruar

 

Në festën e Birrës në Korçë, në festivalin që po zhvillohet në terminalin e autobusëve, është hedhur dhe gaz lotsjellës.

Në videon që është siguruar nga Maska.al shihet se ka fëmijë që qajnë dhe ndihen të frikësuar nga situata e krijuar.

Ndërkohë që dëgjohen edhe të rritur që bërtasin, sakaq mësohet se i riu që ka hedhur zjarrin është arrestuar nga policia.

Nuk dihet se përse ka ardhur ky veprim nga i riu, por vlen të kujtojmë se ardhja e këngëtarit serb Goran Bregoviç, ka shkaktuar shumë debate në vendin tonë, por edhe në Kosovë.

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement