Juventusi zhgënjen në start, VAR i heq fitoren nga duart Ronaldos

Juventusi ka zhgënjyer në ndeshjen ndaj Udineses, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2. Ekipi torinez e kishte ndeshjen në duar, pasi e mbylli pjesën e parë me rezultatin 0-2, por nuk doli me 3 pikë.

Trajneri Max Allegri e nisi pa Ronaldon, i cili e pa në stol dhe Chiesan. Ekipi reagoi mirë, pasi Dybala shënoi gol në minutën e 3′, ndërsa Cuadrado dyfishoi shifrat po në pjesën e parë.

Vendasit barazuan në të dytin duke shënuar fillimisht me  Pereyran dhe duke barazuar shifrat me Gerard Deulofeu për 2-2. Kur u mendua se gjithçka po mbyllej, Ronaldo shënoi me kokë, por goli i tij u anulua nga VAR. Allegri nuk e nis si duhet, ndërsa duket se ka “xixa” ndërmjet tij e Ronaldos.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement