Ekze,kutimi i Xhuljano Bullarit, 25-vjeçari dyshohet se u vr,a nga pasagjeri, Policia e Vlorës shoqëron 10 persona

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua ditën e djeshme, ku u gjet i pajetë në një makinë tip “Fiat” 25 vjeçari Xhuljano Bullari.

Bullari u gjet i vrarë në Vlorë me 3 plumba, 1 në kokë dhe 2 të trup. Në lidhje me ngjarje  e rëndë dyshohet se 25 vjeçari është qëlluar për vdekje nga pasagjeri.

Burime për media bëjnë me dije se deri më tani Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat 10 persona, të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen. Nuk dihen ende shkaku që ka cuar në këtë ngjarje të rëndë.

Kujtojmë që i riu nga Elbasani u gjet i vdekur në makinë. Makina Fiat Punto me targa TR 3437 R, i përket një gruaje, e cila tashmë është identifikuar nga Policia dhe do të merret në pyetje, nëse ka dijeni për viktimën dhe shkaqet që kanë çuar në ekzekutimin e tij.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement