U qëllua me plumb kokës/ I riu ishte me makinën e një vajze nga Tirana, si u gjend në Vlorë

Maska.al ka mësuar detaje të tjera nga vrasja e të riut në Vlorë. Viktima është gjetur pranë zonës së quajtur “Qafa Topit” në afërsi të fshatit Babicë, në një rrugë dytësore.

Burime për Maska.al bëjnë me dije se i riu që u gjet i pajetë brenda një automjeti tip Fiat Punto, në vendin e shoferit është qëlluar me një plumb në kokë.

Makina ku u gjet i pajetë viktima rezulton në pronesi të një vajze nga Tirana.

Viktima dyshohet të jetë i moshës rreth 25 vjeçare, por identiteti i tij nuk dihet ende për shkak se atij nuk i është gjetur asnjë mjet identifikimi.

Njëra nga pistat ku po heton policia është vrasja për shkak të ndonjë konflikti. Një tjetër pistë është se viktima mund të mos jetë banues i qarkut të Vlorës.

Ndërsa dyshohet se ai mund të ketë qenë i shoqëruar nga një tjetër person në makinë, që e ka qëlluar dhe më pas është larguar nga zona.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement