Situata në Afganistan, reagon Rusia: Të gatshëm për të ofruar shërbime të aviacionit civil

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka reagon për strehimin e afganëve, që duan të largohen nga vendi i tyre pas ardhjes në pushtet të talebanasve.

Ambasada ruse e Shqipërisë ka dhënë të plotë deklaratën e ministrit të Jashtëm. Ai thotë në reagimin e tij se Rusia është e gatshme të ofrojë shërbime të aviacionit civil për të evakuuar qytetarët afganë, përfshirë gratë dhe fëmijët.

Gjithashtu ai shton, se Rusia do të udhëhiqet nga detyrimet e saj ndërkombëtare në fushën humanitare.

Postimi i plotë i Ambasadës Ruse:

PËR MUNDËSIT E RUSISЁ PЁR EVAKUIMIN E QYTETARËVE AFGANË QË DËSHIROJNË TË LARGOHEN NGA VENDI I TYRE (nga brifingu i përfaqësueses zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë znj. Maria Zakharova, Moskë, mё 19 gusht 2021)

“Duke u nisur nga situata qё po vezhgohet tani pёr tani në aeroportin e Kabulit dhe paaftёsia e një serё shtetesh perëndimor tё organizojnё evakuimin e diplomatëve, ushtarakeve dhe civilëve të tyre nga Afganistani, pa përmendur afganët që bashkëpunuan me ta dhe familjet e tyre që duan të largohen nga vendi, por nuk e kanё një mundësi të tillë, ne do tё donim tё informonim si mё posht vijon.
Me qellim parandalimin e përkeqësimit tё situatës humanitare në Afganistan, ne jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime të aviacionit civil rus për të siguruar evakuimin e çdo numri të qytetarëve afganë, përfshirë gratë dhe fëmijët, drejt vendeve të huaja që do tё tregojnë interes për t’u pritur dhe akomoduar.

Siç na siguruan përfaqësuesit e autoriteteve të reja në Afganistan, nuk ka pengesa parimore për mbërritjen dhe nisjen e avionëve rusë nё/nga Kabuli. Siguria e avionëve, ekuipazheve dhe pasagjerëve është e garantuar”.
Pёr sa i pёrket mundesisё sё pranimit tё refugjatëve nga Afganistani nё vendin e vet, Rusia do të udhëhiqet nga detyrimet e saj ndërkombëtare në fushёn humanitare, deklaroi Ministri i Puneve tё Jashtme tё Federates Ruse z. Sergei Lavrov.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement